Kazakistan, fillon raundi i 7-të i bisedimeve për Sirinë

Published on 30-10-2017

Bisedimet bilaterale dhe multilaterale të hënën do të kenë sesione me dyer të mbyllura, ndërsa të martën është paraparë një takim plenar
Në Astana të Kazakistanit, të hënën ka nisur raundi i shtatë i bisedimeve që synon zgjidhjen për përfundimin e konflikteve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet të cilat në fokus kanë forcimin e armëpushimit i cili u arit më 30 dhjetor, ndërmjetësohen nga Turqia e cila mbështet opozitën dhe Rusia dhe Irani që mbështesin regjimin e Bashar al Asadit.

Takimi dyditor do të ketë për temë edhe shkëmbimin e pengjeve të luftës.

Përveç përfaqësuesve të shteteve ndërmjetësuese, në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të regjimit sirian, opozitës së armatosur, si dhe delegacione të Kombeve të Bashkuara, Jordanisë dhe SHBA-ve.

Bisedimet bilaterale dhe multilaterale të hënën do të kenë sesione me dyer të mbyllura, ndërsa të martën është paraparë një takim plenar.

Gjatë bisedimeve, do të preket edhe mundësia për rritjen e numrit të shteteve vëzhguese të procesit të Astanës, për të përfshirë Irakun dhe Kinën.

Shkeljet e armëpushimit

Burime të opozitës siriane thonë se delegacioni i tyre i kryesuar nga komandanti i Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) do t’i prezantojë Kombeve të Bashkuara katër dokumente, konkretisht për shkeljet e armëpushimit, situatën me pengjet, për masakrat e kryera nga regjimi i Asadit i mbështetur nga milicia iraniane, si dhe për ndryshimin e hartës etnike të Sirisë me ndihmën e Iranit dhe terroristëve të PKK/PYD-së.

Gjatë takimit të mbajtur në shtator, palët u dakorduan për kufijtë e “zonës jokonfliktuale” në provincën e Idlibit.

Enjoyed this video?
thumbs_b_c_efdbb61107bd188caf966053b28db6fb-650x358
"No Thanks. Please Close This Box!"