Kejsi Tola sfidon veten në një eksperiencë të re (FOTO)

Published on 08-07-2017

Me Kejsi Tolën jemi mësuar në skena të ndryshme muzikore. Prej vitesh, ajo është pjesë edhe e muzikës live në Tiranë dhe publikun e ka gjithmonë me vete, por këtë herë këngëtarja e talentuar ka sfiduar veten në një pozicion të paprovuar më parë, si moderatore në produksionin e “Balkan Soul” – hera e parë për të, por ia doli me shumë sukses.

Duke e ndarë këtë emocion me miqtë virtualë, në një foto nga eventi, Kejsi shkruan: “Nata e 5 korrikut ishte një eksperiencë e re dhe veç kësaj, mund të them një nga ato më të bukurat. Të provosh, t’i japësh mundësinë e pse jo ta sfidosh veten është një nga gjërat më të vlefshme. Unë dua të falënderoj pafund producentin dhe regjisorin Sokol Guga që më bëri pjesë të produksionit “Balkan Soul” duke e kthyer një natë vere, një ëndërr të kthyer në realitet.” Këngëtarja ka falënderuar edhe të gjithë bashkëpunëtorët që janë bërë pjesë e këtij eventi artistik.

auto_Screenshot_11499503157

Enjoyed this video?
auto_731f744ca60c5489b122476a094b6f3e1499503155
"No Thanks. Please Close This Box!"