Kërçovë, 2 gjinekologë kujdesen për 50 mijë pacientë

Published on 14-05-2017

Vetëm dy gjinekologë punojnë në repartin gjinekologjik në spitalin e Kërçovës të cilët mbulojnë rreth 50 mijë banorë. Në këtë spital, brenda një dite të paktën një grua shtatzënë, lind, transmeton Alsat M.

“Vëllimi i punës është shumë për dy gjinekologë ndërsa problem paraqet edhe koha për të mbuluar këtë punë. Ne të dy patjetër e kemi të mbulojmë njëri tjetrin gjatë festave, gjatë ditëve jo të punës dhe gjatë natës dhe kjo paraqet pengesë serioze në funksionimin e shërbimit gjinekologjik në këtë spital” – Lupço Risteski – drejtor dhe gjinekolog në Spitalin e Kërçovës.

Për shkak të mungesës së kuadrit, një pjesë e pacienteve udhëzohen për në spitalet e Tetovës dhe Manastirit ndërsa rastet më komplekse, në Shkup. Ndonjëherë në Kërçovë për ndihmë vijnë gjinekologë nga Manastiri dhe anesteziologë nga Prilepi.

Drejtori Risteski thotë se është i shqetësuar edhe për zvarritjen e ndërtimit e objektit të spitalit të ri, projekt në të cilin po punohet tashmë një dekadë. Në mënyrë plotësuese, për shkak të kushteve të rënda, inspektorati sanitar spitalit i ka ndaluar kontrollet për dhënien e vërtetimeve për leje shoferi.

Enjoyed this video?
spitali-kercove-copy-480x248
"No Thanks. Please Close This Box!"