Kerimani ndryshon stil, nuk do e njihni…

Published on 22-11-2017

Është aktorja që me rolin e saj bëri për vete një pjesë të madhe të shikuesve aziatik dhe ballkanik, shkruan Kosovarja.

Edhe pse në serial e luante gruan nga fshati e cila vdes për thashetheme, duke mbuluar karakterin e saj në tërësi, në jetën reale ajo kishte befasuar gjatë paraqitjeve mediale me stilin veshjen dhe sjelljet e saj.

Madje, stili i saj u bë temë kyçe në mediet rozë.

Ndjekësit e shumtë u befasuan kur panë postimet e saj në rrjetet sociale duke parë një grua joshëse, e cila ishte në kundërshtim total me rolin që luante.

Por, pikërisht ky ishte suksesi, transformimi në një personazh tjetër i cili padyshim se hyri në zemrat e të gjithë adhuruesve të serialeve turke.

E ndër shumë paraqitje glamuroze që kemi pasur rast ta shohim përmes fotografive të shumta, kësaj radhe ajo ka ndryshuar imazhin, duke u shfaqur me balluke.

Vërtetë se pavarësisht viteve, me pamjen e saj lë nën hije shumë aktore./Kosovarja/

Enjoyed this video?
keriman-ballina
"No Thanks. Please Close This Box!"