Kërkohet nga Prishtina dhe Beogradi që të angazhohen për gjetjen e të pagjeturve

Published on 21-06-2017

Qendra burimore për personat e zhdukur i ka apeluar Beogradit dhe Prishtinës si dhe komunitetit ndërkombëtar që të përcaktojnë përfaqësues të lartë për t’i dhënë fund vuajtjes së tyre me qëllim të gjetjes së familjarëve të tyre.

Përfaqësuesi i kësaj qendre, Bajram Çerkini tha se nxisin Prishtinën dhe Beogradin që t’i shfrytëzojnë informacionet që kanë dhënë me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

Ky takim i paraprin konferencës së Gjenevës, e cila do të mbahet më 29-30 qershor dhe në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të familjarëve të pagjetur dhe ata do të kërkojnë që të gjendet një komisionar i përbashkët, i cili do të krijojë kushte të favorshme për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998- 1999.

Enjoyed this video?
123-1-1200x630-2400x1524_c
"No Thanks. Please Close This Box!"