Këtë fundjave nis plazhi, por ja si do të jetë moti ditët në vijim

Published on 15-05-2017

Edhe pse temperaturat kanë arritur gati 27 gradë celcius këto ditë në Shqipëri, dhe ne fundjave shume qytetare nisen edhe plazhin, duket se shiu nuk ka ndërmend të largohet edhe për të paktën 2 ditë gjatë kësaj jave.

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit për ditën e sotme, herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira afat-shkurtër, më të mundshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Herë pas here do të ketë rrebeshe.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante, por të pranishme do të jenë gjithashtu vranësirat, shkruan Meteoalb.

E marta dhe e mërkura do të sjellin rreshje me vetëtima në pjesën e ulët të Shqipërisë.

Dita e sotme dhe pjesa tjetër e javës, do të jenë të mbushura me diell dhe me pak vranësira gjatë orës së drekës.  Fundjava do të jetë me temperatura 30 gradë celcius.

Enjoyed this video?
durres
"No Thanks. Please Close This Box!"