KF Gostivari falënderon futbollistët që e riktheyn në ligën e dytë, ja emrat e rinj që sollën

Published on 10-07-2017

KF Gostivari falënderon futbollistët që e riktheyn në ligën e dytë, ja emrat e rinj që sollën

Klubi i futbollit Gostivari përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit ka falënderuar futbollistët që kontribuuan në rikthimin e skuadrës në ligën e dytë të Maqedonisë në futboll.

„Faleminderit që ishit pjesë e ekipit tonë dhe që na ndihmuat të rikthehemi fuqishëm në Ligën e dytë republikane.

Klubi i Futbollit ‚Gostivari‘, ju dëshiron fat, shëndet dhe suksese në karrierën tuaj të mëtutjeshme. MensurIdrizi, HadisVeli, BriljantSyla, SunajHasan dhe XhevatShaqiri

“Kemi qenë të privilegjuar që u patëm në mesin tonë”, kanë shkruar nga KF Gostivari.

Në anën tjetër, trajneri Mensur Jakupi për „Lajm“ tregoi prurjet e reja në skuadër dhe ata janë: „Na janë bashkuar Filip Despotovski (Akademija Pandev), Slavce Velkovski (Bregallnica Shtip), Tigran Kandikijan (portier) nga Gjorce Petrov, Boban Maric (Bellasica), Ersin Fetahi dhe Bashkim Lama (Shkëndija) dhe Hristijan Grozdanoski (Novaci)“, njoftoi trajneri Jakupi.

Gostivari sot fillon me përgatitje për sezonin e ri./lajm

Enjoyed this video?
KF Gostivari falënderon futbollistët që e riktheyn në ligën e dytë, ja emrat e rinj që sollën
"No Thanks. Please Close This Box!"