Kim Mehmeti: Për LSDM hajdutët e BDI-së më pak të dëmshëm se hajdutët e VMRO-DPMNE-së

Published on 23-05-2017

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike Kim Mehmeti në një deklaratë për Lajm TV shpreh shqetësim për qëndrimin e partive shqiptare në procesin e bisedimeve për formim të qeverisë së re.

“Unë tani për tani shohë vetëm parime që mbron pala maqedonase. Parimi i tyre ishte që nuk e marrim VMRO-DPMNE-në në Qeveri. Te partitë shqiptare unë nuk shohë parime, atyre nuk u pengon BDI-ja dhe këtu nuk shohë parime edhe tek partneri maqedonas. Ai mbron parimet- kur bëhet fjalë për partitë maqedonase, nuk e donë Gruevskin. Mirëpo, BDI-në e donë. Kjo neve na shpjegon një gjë: ai shqiptarët i konsideron vetëm si zbukurim të ikebanës qeveritare dhe si të atillë shqiptari është shqiptar me profesion. … sa më shumë “edhe nash edhe vash”- më i përdorshëm mund ta vesh ku të duash dhe e shantazhon si të duash”, tha mes tjerash Mehmeti.

Ai porosit subjektet politike shqiptare që  ta lusin faktorin ndërkombëtar që të na spjegojë se pse hajduti i BDI-së është më pak i dëmshëm për pushtetin se sa hajduti i VMRO-DPMNE-së.

“Neve na duhet dekriminalizimi i shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Kjo u konvenon qarqeve antishqiptare në Maqedoni. Këto me qëllim e kanë nxitë këtë”, ishte decid Mehmeti.

Enjoyed this video?
Kim Mehmeti
"No Thanks. Please Close This Box!"