Kimete Berisha reagon me fjalët më të rënda: S’ka ditë që s’më bën zullum Kadri Veseli

Published on 22-11-2017

Kimete Berisha ka përdorur shprehjet më të rënda pas largimit nga puna.

Ajo ka thënë se kjo është hakmarrje e Kadri Veselit ndaj saj për kritikat e vazhdueshme bërë pushtetit, shkruan Periskopi.

“Ky është çmimi i shkrimeve të mia, të cilave u kam parë sherrin, dhe jo vetëm unë, por si në kohë të Serbisë, krejt familja ime është e papunë”, shkruan ajo në Facebook.

Berisha thotë se nuk ka ditë që nuk përjeton zullum e presion direkt dhe indirekt nga, siç i ka quajtur ajo, “paramilitarët e Kadri Veselit”.

“Mua, përditë më ‘vrasin’ nga pak, jam e rexhur, ama sot jam zatetur diqysh, ndjej sikur m’u ka tesh shpirti e po du t’ju tregojë që s’ka ditë të Zotit që nuk përjetoj zullum dhe presion direkt dhe indirekt nga paramilitarët e Kadri Veselit”, ka shkruar ajo.

Berisha ishte pjesë e Këshillit Drejtues të Galerisë së Arteve të Kosovës. Reagimin e saj të plotë mund ta lexoni në llogarinë e saj në Facebook. /Periskopi/

Enjoyed this video?
aw21ewe
"No Thanks. Please Close This Box!"