Kjo është deklarata e Qatip Osmanit, pas humbjes së Shkëndijës në finale

Published on 18-05-2017

Në tribunat e stadiumit ‘Mlladost’ në Strumicë për ta ndjekur finalen e kupës së Maqedonisë në futboll ishte edhe trajneri i ardhshëm i kuqezinjve, Qatip Osmani.

Ja çka tha për “Lajm” ai për ndeshjen Shkëndija – Pelisteri (3-4).

“Më vjen keq që Shkëndija se fitoi kupën, por gjëra të tilla ndodhin në futboll. Sigurisht se të gjithë dëshironim të fitoj Shkëndija, por në ndeshje të tilla nuk fiton më i miri”.

Qatip Osmani aktualisht është trajner i Renovës, kurse më 1 qershor do të kthehet te Shkëndija pas pesë vitesh. /lajm

Enjoyed this video?
0AF63D161CBC1643ADEFA14143E5605E
"No Thanks. Please Close This Box!"