Koncepti qytetarë i LSDM’së – si i pakëmbi mbi kalë!

Published on 04-09-2017

Partitë maqedonase kanë përdorur shumë strategji (më saktë thënë: lojëra gënjeshtare politike) për t’i bërë shqiptarët për vete (por vetëm si votues, e jo si bashkësundues) dhe për t’i detyruar partitë shqiptare ta pranojnë rolin e vasalit në qeveritë e tyre. Dhe kur dukej se u harxhuan të gjitha gënjeshtrat, kur besohej se shqiptarët e kishin kuptuar se nga e keqja që ta bënë i yti (BDI-ja) s’mund të të shpëtojë i ‘huaji’ (partitë maqedonase), pra kur gjithë besonin se shqiptarët e Maqedonisë definitivisht do riorganizoheshin e do e dëshmonin potencën e tyre politike (siç ishte lëvizja BESA), erdhi Zaevi me protestat e tij ‘laramane’, ku nuk mungonin as pjesëmarrësit që aktronin se botën e shohin më të bukur se ne ‘nacionalistët’, e të cilët në të vërtetë çdo gjë e matnin nëpërmjet numrit të shqiptarëve që do e votonin LSDM-në.

Dhe pas protestave laramane dhe shpërthimit të ‘bombave’ që e ngjallën te shqiptarët shpresën se do dilte nga burgu pafajësia e tyre, pra pas demaskimit të regjimit kriminel VRMO-DPMNE-BDI, LSDM-ja dhe Zaevi në krye të saj, vazhduan ecjen tutje, ata filluan të bëjnë çmos që të duken se kanë shalëruar kalin e ngutshmëm e të shpejtë, që të çon drejtë barazisë qytetare, drejt respektimit të dallimeve etnike e fetare, drejt një shteti të cilin do e sundojë vetëdije se është atdhe i gjithë atyre që jetojnë në të. Dhe këtë e bënin vetëm që t’i joshnin shqiptarët dhe të udhëhequr nga bindja që kanë thuajse të gjitha qarqet maqedonase, se pengesë kryesore për realizimin e konceptit qytetarë në Maqedoni janë shqiptarët shpirtngushtë nacionalistë, e jo maqedonasit që haptazi shprehin bindjen se shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur dhe të cilët, hapur kërkojnë vdekjen e shqiptarëve.

Megjithatë, defekti më i madh i konceptit qytetar të Zaevit edhe nuk është gjithaq pse ai beson se Maqedonia qytetare mund të ndërtohet me jomaqedonas që do anëtarësohen në partinë e tij dhe me maqedonasit e LSDM-së, që do bëjnë çmos ta afirmojnë e forcojnë boshtin etnik maqedonas. Ajo që e bënë Zaevin të duket si kalorës pa këmbë, ka të bëj me të vërtetën se koncepti i ashtuquajtur multietnik e multikulturor – e mbi themelet e të cilit qëndron ai qytetarë – është thuajse tërësisht i dështuar në këtë pjesë të Ballkanit, e ndoshta jo vetëm këtu. Edhe atë për një arsye bazike: Sepse koncepti qytetarë është projekt i shtrenjtë dhe është naive të pretendosh ta realizosh atë në vende ku vota shitet për një thes me miell dhe ku paga e mjekut është disa herë më e vogël se ajo e pastrueseve nëpër spitalet e vendeve Perëndimore.

Pastaj të pretendosh ta afirmosh konceptin qytetarë me drejtues partiak që përkatësinë etnike e kanë shndërruar në profesion që ua hap gjitha rrugët drejtë të ardhmes politike – pra me shqiptarë që përkatësia etnike i bënë të dobishëm për partinë – do të thotë se as që të intereson koncepti qytetarë, por të interesojnë vetëm votat shqiptare që të sjellin në pushtet. Apo kur të interesojnë ata që shqiptarinë dhe përkatësinë fetare e kanë shndërruar në mall për shitje në tregun politik, kjo do të thotë se nuk ke për qëllim as konceptin qytetarë të shtetit, as barazinë qytetare, por vetëm Maqedoninë pa partitë shqiptare në të, vetëm Maqedoninë e kthyer atje ku ishte gjatë socializmit, e që do të thotë se nuk e ke kuptuar se koncepti qytetarë është i pamundur në këtë vend ku shumëçka është më afër epokës së feudalizmit, se sa kohëve demokratike.

Kështu që, partitë politike në Maqedoni, pa përjashtuar as ato shqiptare, kanë përdorur shumë gënjeshtra për t’i joshur votuesit shqiptarë. Madje shumë nga ato qysh moti e kanë përdorur edhe konceptin qytetarë, si edhe atë multietnik e multikulturorë, e këtë më së shumti e ka patur të theksuar te partitë shqiptare BDI-ja. Kështu që koncepti kinse qytetarë me të cilin tani merret LSDM-ja e Zaevit, për shumëçka është kotësi sa për ta blerë kohën e shqiptarëve. Dhe pa dyshim se këtë e dinë drejtuesit e LSDM-së, të cilëve ai koncept u intereson vetëm aq sa do u sjelle vota shqiptare dhe vetëm aq sa do i dobësoj partitë e këtushme shqiptare, e veçanërisht Lëvizjen BESA. Këtë e dinë edhe shumica e partiakëve shqiptarë të Zaevit, ata që përkatësinë e tyre e kanë shndërrua në profesion që ua hap rrugën drejtë karrierës politike, profesionin e vetëm për çka i vlerëson Zoran Zaevi. Këtë pra e dinë edhe funksionarët shqiptarë të LSDM-së, e të cilëve avansimi i tyre në ‘qytetarë’ u sjellë shumë të mira, ndër të cilat edhe kanalizimin dhe asfaltimin i rrugëve nëpër vendbanimet shqiptare. Gjë që nuk ia dolën ta bëjnë partë e këtushme shqiptare, që u shërbenin si vasalë sunduesve maqedonas. Pra gjë të cilën nuk ia doli ta bëjë BDI-ja, e cila nuk ishte e aftë ta mbrojë vetveten nga manipulimet e qarqeve policore, e le më shqiptarët e këtushëm. Dhe me këtë i bindi shumë votues shqiptarë se ka diçka që mund ta garantojnë vetëm partitë maqedonase: Ta lirojnë nga burgu edhe të fajshmin, dhe ta fusin në qeli të pafajshmin!

Megjithatë, Lëvizja BESA me politikat e saja parimore, autonome, autentike dhe autoktone nuk do të lejojë që lojëra të tilla të zhvillohen në kurriz të shqiptarëve. Maqedonia do të jetë e qetë vetëm atëherë kur do të fillojë zbatimi i RIDEFINIMIT!

Enjoyed this video?
emad
"No Thanks. Please Close This Box!"