Konferencë për mbrojtjen dhe menaxhimin e informacioneve

Published on 11-05-2017

privacy-780x439

Sot në Shkup, në organizim të Nekstens SHPK në partneritet me Symantec dhe Veritas, do të mbahet konferencë ‘Modelimi i të ardhmes për mbrojtjen dhe menaxhimin e informacioneve’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca do të hapet me diskutim në temën ‘Rregullativa për mbrojtjen e të dhënave personale, efekti që ata e kanë mbi punën e organizatave dhe masat efektive teknologjike, të cilat mund të ndërmerren me qëllim të harmonizimit me këto rregullativa.

Organizatorët e konferencës konsiderojnë se është i domosdoshëm zbatimi i politikave përkatëse dhe zbatimi i vendimeve përkatëse për siguri, mbrojtje dhe menaxhim i informacioneve të rëndësishme dhe të besueshme.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e drejtorëve ekzekutivë, oficerëve për mbrojtjen e të dhënave personale, oficerë për siguri dhe mbrojtje të informacioneve, drejtues të IT sektorëve nga institucionet e sektorit qeveritar, nga kompani vendore dhe të huaja, ndërmarrje publike, njësitë të pushtetit lokal, jurisprudencë dhe nga sektori financiar.

Enjoyed this video?
privacy-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"