Konfirmohet vrasja e një qytetari të Kosovës në Siri

Published on 24-05-2017

Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.

 

Në raportimet e para, përfshirë edhe mediat lokale, thuhet se personi i vrarë është me inicialet S.D. (emër i njohur për redaksinë).

“…Mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha zëdhënësi, Baki Kelani.

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Ata kryesisht janë rreshtuar në krah të organizatave tashmë të shpallura terroriste, siç janë: i ashtuquajturi Shteti Islamik – IS dhe Al-Nusra.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Ndërkaq, një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që disa të tjerë ende po përballen me drejtësinë.

Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes “programeve rehabilituese dhe të risocializimit”, pa përjashtuar edhe masat ligjore. /Rel/

Enjoyed this video?
isis-3
"No Thanks. Please Close This Box!"