Konkurs për fotografi ”PicThisEurope” të BUK dhe bibliotekës Evropeana

Published on 07-08-2017

Fotografë amatorë dhe profesionistë mund të marrin pjesë në konkursin për fotografi #PicThisEurope, të cilin e publikoi Biblioteka kombëtare dhe universitare ”Sh.Klimenti i Ohrit-Shkup dhe Evropeana-bibliotekë digjitale, muze dhe arkiv ku ruhet pasuria kulturore prej mbi 300 institucione nga Evropa.

Gara organizohet që ta promovojë trashëgiminë kulturore të fotografuar në kartolinat e vjetra dhe është vazhdim i ekspozitës digjitale ‘Fotografo këtu! Kartolina të vjetra nga Evropa Juglindore’ (Picture this! Vintage postcards of Southeastern Europe) në të cilën, me kartolina nga Shkupi prej para vitit 1945, si pjesë nga fondi i përmbledhjes të posaçme, mori pjesë edhe BUK ‘Sh.Klimenti i Ohrit’.

Në këtë ekspozitë morën pjesë edhe Biblioteka kombëtare e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Moldavisë, Sllovenisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.

Ftohen të gjithë artdashësit dhe ata të fotografisë të marrin pjesë me fotografitë e tyre që do të tregojnë si duken sot objektet dhe vendet atraktive që janë prezantuar në kartolinat e ekspozitës ‘Fotografo këtu! Kartolina të vjetra nga Evropa Juglindore’, njofton AIM.

Fotografitë mund të dërgohen në Facebook, Twitter dhe Instagram të Evropeana duke e shfrytëzuar simbolin #PicThisEurope.

Pjesëmarrësit mund të fitojnë mirënjohje ose fotografitë e tyre të selektohen dhe ekspozohen në ekspozitën ‘Përmbledhjet Evropeana’.

Enjoyed this video?
Shkupi-vjeter
"No Thanks. Please Close This Box!"