Kosovës i mungojnë punëtorët e kualifikuar

Published on 29-05-2017

Kosovës i mungojnë punëtorët e kualifikuar

Në studimin e fundit të institutit GAP “Analizë e sektorit privat të shërbimeve” bizneset kosovare janë deklaruar se kanë vështirësi të mëdha në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar. Shumica prej tyre kanë pohuar se pozita të reja kanë por mungojnë punëtoret.

“Rezultatet e anketës tonë tregojnë se 92.6%13 e bizneseve të anketuara kanë punësuar punëtorë të rinj në periudhën e fundit tre vjeçare, prej të cilave 82.1% kanë hasur në vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar. Prej tyre, 53% kanë pohuar se kjo i ka detyruar të punësojnë punëtorë më pak të kualifikuar për të plotësuar pozitat e punës dhe po ashtu 57.1% kanë pohuar se kjo ka penguar zhvillimin e shërbimeve të reja të kompanisë dhe 42.1% kanë pohuar uljen e produktivitetit ndër të tjera”, thuhet në studim.

Sa i përket shkallës së vështirësisë së gjetjes së punëtorëve me aftësi të buta dhe të transferueshme, 63 për qind kanë hasur shumë në vështirësi të gjejnë punëtorë me kreativitet, 60.7 për qind me aftësi për zgjidhjen e problemeve, 33.3 për qind me aftësi komunikimi, 10.76 për qind me aftësi kompjuterike, 21.4 për qind me aftësi për t’u përshtatur në punë ekipore, dhe 7.1 për qind kanë hasur shumë në vështirësi të gjejnë punëtorë me njohje të gjuhës angleze.

“Edhe pse disa nga këto përqindje tregojnë që situata nuk është edhe aq keq për gjetjen e punëtorëve me aftësi kompjuterike apo njohje të gjuhës angleze, një përqindje e lartë e të anketuarve kanë pohuar të kenë pasur pak vështirësi në gjetjen e punëtorëve me këto aftësi të cilat janë kusht për të kryer shumicën e punëve në sektorin e shërbimeve”. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Enjoyed this video?
Kosovës i mungojnë punëtorët e kualifikuar
"No Thanks. Please Close This Box!"