Kriza politike, Zhbogar: Të gjithë të jenë të bashkuar drejt një qëllimi të njëjtë

Published on 19-04-2017

zhbogar-1

Është i domosdoshëm unitet dhe formim i institucioneve në vendin tuaj, porositi shefi i delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme në komunën Negotinë në kuadër të fushatës “BE për Ty”, e cila ka për qëllim ta ngritë vetëdijen dhe ta informojë opinionin për ndihmën që Bashkimi Evropian ia jep Maqedonisë.

“Çdoherë ekziston kohë e vërtetë për shumë çështje. Kishte kohë e cila ishte e caktuar për zgjedhje dhe kohë e cila ishte e caktuar për diskutim dhe për debate pas zgjedhjeve. Mendoj se tani ka ardhur koha që të vendoset nevoja për formim të institucioneve”, tha Zhbogar, i pyetur se si e komenton situatën aktuale politike në Maqedoni.

Ai shoi se ka ardhur koha kur të gjithë në shtet duhet ta mësojnë mësimin se ka ardhur koha që të formohet unitet dhe të gjithë të jenë të bashkuar drejt një qëllimi të njëjtë.

“Ka ardhur koha që vendi të ecë përpara, që të formohen institucionet shtetërore, të zgjidhet spikeri i Kuvendit dhe të formohet Qeveri. Mendoj se ka ardhur koha që pushteti dhe opozita, si dhe të gjithë njerëzit në vendin tuaj të fillojnë më shumë ta dëgjojnë veten që të jenë të bashkuar. Kjo është shumë e rëndësishme për ardhmërinë e vendit tuaj dhe për procesin e eurointegrimit për të cilin të gjithë jemi të interesuar të vazhdojë”, tha Zhbogar.

Euroambasadori në Negotinë u takua me kryetarin e komunës Vanço Apostollov dhe i vizitoi projektet e financuara nga BE-ja.

Enjoyed this video?
zhbogar-1
"No Thanks. Please Close This Box!"