Kryetarët e Komunave këta specialist asfaltxhinj

Published on 18-09-2017

Shkruan Ejup Berisha

Po afrohet dita e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vendin tonë të cilat do të fillojnë më 15 tetor të këtij viti dhe do të përfundojnë pas një muaji,kjo është kështu për shkak të sistemit zgjedhor që aplikohet gjatë mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Disa njerëz të tubuar rreth grupeve të caktuara dhe disa përfaqësues të partive politike kanë paraqitur kandidaturat e tyre për të marrë pjesë në këto zgjedhje gjë që është një e drejtë kushtetuese dhe ligjore e tyre. Vlenë të theksohet se këto zgjedhje llogariten se do të jenë shumë të rëndësishme për partitë politike shqiptare dhe për ato maqedonase. Të njëjtat nuk janë të rëndësishme dhe vendimtare vetëm për partitë e mëdha por edhe për ato të voglat. Zgjedhjet gjithashtu janë të rëndësishme si për partitë e vjetra por edhe të rejat. Por, rëndësia më e madhe e tyre është për orientimin e shtetit apo se athua vallë shteti do të lëviz nga Perëndimi dhe demokracia apo nga lindja që njihet si sfere e dominimit të Autokarcisë. Kandidatët janë disa qindra të cilët në jetën e përditshme kanë profesione të ndryshme si Jurist,ekonomist,afarist ,mësuesdhe njerëz të profesioneve të tjera të ndryshme. Si duket Kryetarët e deritanishëm të Komunave krahas profesioneve të tyre primare që i kishin kur nuk kanë qenë udhëheqës komunash gjatë mandateve të tyre janë profesionalizuar edhe në një profesion tjetër që i lidh me angazhimin e tyre politik e ai është shtrimi i asfaltit nëpër rrugët e Komunave të cilat i kanë udhëhequr deri tani. Si duket të gjithë deri më një janë specializuar në këtë aktivitet dhe krijohet bindja se i gjithë angazhimi i tyre fillon dhe përfundon me këtë aktivitet. Por këta harrojnë se janë edhe një sërë aktivitetesh dhe obligimesh tjera komunale me të cilat janë dashur të merren e jo vetëm asfaltimin apo harrnimin i rrugëve. E këta si duket kanë vendosur të dëshmojnë se kanë qenë të suksesshëm gjatë mandatit të tyre kryesisht në sferën e asfaltimit të rrugëve të cilëve u themë se është i vonuar sepse ndodh një muaj para zgjedhjeve dhe në kohën kur shumica e makinave të cilat qarkullojnë nëpër ato rrugë janë dëmtuar për shkak të rrugëve të këqija dhe të dëmtuara. Kryetarin e deritashëm të komunës time e informoj se Makina e ime psh është bërë si lokomotivë treni për shkak të dëmtimeve në mekanizmin e gomave dhe atë fal rrugëve “cilësore” sepse gjatë qarkullimit të krijohet përshtypje se je duke ecur nëpër shkallë e jo nëpër rrugë me asfalt. Ajo qfar është me rëndësi të thuhet me këtë rast është se un nuk jam kundër aktivitetit të asfaltimit dhe ndreqjes së rrugëve edhe pse si aktivitet thashë dhe do të themë se është i vonuar por më mirë është që po ndodh vonë se të mos ndodhë asnjëherë, edhe pse ka pasur gjasa të ndodh më herët e të kurseheshin të paktën makinat në aspekt teknik por edhe këpucët e qytetarëve. Dhe e dyta përsëris Kryetarët e deritashëm të komunave kanë pasur mundësi të dëshmohen edhe në dhjetëra aktivitete tjera komunale e jo vetëm në asfaltim rrugësh sepse a qytetarët kanë nevojë edhe për çështje dhe nevoja tjera për realizim krejt kjo me qëllim të mirëvajtjes dhe mbarëvajtjes së jetës së tyre nëpër në ambientet e Komunave. Një vërejtje tjetër është cilësia e punës së rrugëve të asfaltuara. Dhe pa ndonjë tendencë nihiliste jemi dëshmitar se një rrugë e asfaltuar deri tani ka qëndruar mirë një deri më dy vite dhe ka filluar të shkatërrohet dhe dëmtohet por ky shkatërrim dhe dëmtim quditërisht është aq i madh dhe konsiderueshëm gjë që është jo në rregull sepse rrugët janë projekte të cilat duhet të kenë qëndrueshmëri më të madhe kjo për faktin se janë edhe projekte që kushtojnë shumë shtrenjtë, prandaj punët duhet të jenë të mira dhe cilësore. Dhe po të ishte i gjithë aktiviteti i një Komune i bazuar dhe i përqëndruar vetëm në asfaltim të rrugëve apo po të ishte i vetmi kusht ky për tu bërë Kryetar komune ju informoj se Axha im i ndjere Haliti do të duhej të ishte jo vetëm kryetar Komune por ndoshta edhe Kryeminstër sepse në kohën kur ai ka shtruar rrugë me asfalt ato kanë pasur qëndrueshmëri edhe me dhjetra vite. Prandaj Kryetarët e deritashëm të komunave i përkujtoj se nuk është keq për të punuar por punët duhet të bëhen në vazhdimsi që nga fillimi i mandatit e deri në fund të tij dhe atë jo vetëm duke shtruar asfalt por duke i kryer obligimet për realizimin e të gjitha aktiviteteve dhe punëve tjera komunale dhe atë jo vetëm shkel e shko por në mënryrën më cilësore dhe më profesionale të mundëshme. Dhe atë jo sikurse puna e Kryetarit të deritanishëm të Komunës së Haraqinës i cili në në vend që ta përmirësoj cilësinë e rrugëve ai vet hap vrima për ta vështërsuar qarkullimin në komunikacion. Dhe për fund Kryetarët specialist të asfaltimit apo asfaltgjinjt e rinj i pyes se pse janë specializuar në asfalt athua vallë kanë vendosur që nëse mbesin pa mandat këta do të kërkojnë të punësohen në Ndërmarrjen e rrugëve që merret me shtruarjen e dhe rregullimin e asfaltit.

Enjoyed this video?
ejup-berisha-1
"No Thanks. Please Close This Box!"