Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: premton që LDK do të “reflektojë”

Published on 12-06-2017

Ish Kryeministri dhe Kryetari i LDK, Isa Mustafa është lajmëruar sot në mëngjes përmes profilit të tij në Fb dhe në mënyrë indirekte ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se LDK do të reflekton në ditët në vijim. Mustafa ka thënë pokështu që fushata e LDK ishte dinjitoze.Në vijim postimi i Mustafës:

Të nderuar qytetarë,Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.

LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.

Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.

Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat. IM

Enjoyed this video?
Isa mustafa zgjedhjet 2017
"No Thanks. Please Close This Box!"