KSHZ, refuzon të gjitha ankesat e Besës në Çair

Published on 02-11-2017

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka refuzuar 86 ankesat e Lëvizjes Besa për rivotim në Komunën e Çairit, raporton Shenja. Ankesat kishin të bëjnë me fletëvotimet e pavlefshme për të cilat anëtarja e KSHZ Ermira Hasani kërkoi të hapen kutitë e votimit dhe të shqyrtohen fletëvotimet e pavlefshme.

Por gjatë vendosjes së këtij propozimi në votim, anëtarët e KSHZ nga partitë tjera politike votuan kundër hapjes së kutive. Arsyetimi i anëtarëve të KSHZ-së ishte se nuk ka argumente dhe vërejtje në proces verbale.

Pas refuzimit të kësaj kërkese KSHZ njëzëri votoi edhe për refuzimin e ankesës për rivotim në 86 vendvotimet në Çair.

Në radhë për tu shqyrtuar janë ankesat e Lëvizjes Besa për Komunën e Tetovës dhe ato të Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Strugës.

Enjoyed this video?
kshz-1-804x380
"No Thanks. Please Close This Box!"