“Kumanova”, pala mbrojtëse kërkon tërheqjen e Trupit gjykues

Published on 23-05-2017

Sot zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për rastin e Kumanovës. Gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërkuar tërheqjen të trupit gjyqësor dhe prokurorisë, nën arsyetimin se refuzimi i propozimeve 98 për qind të dëshmitarëve është e papranueshme dhe pengon zbardhjen e rastit në tërësi, transmeton Alsat-M.

Avokatët kanë lëshuar akuza të ashpra drejtë Këshillit Gjyqësor për arsye se Prokurorisë i janë pranuar 100 për qind të dëshmive plotësuese.
Gjatë seancës pala mbrojtëse ka kërcënuar se nëse nuk pranohen dëshmitarët, ata do të jen të detyruar ta braktisin seancën dhe të kalojnë në fazën ku të akuzuarit do duhet të vetë-mbrohen.

Ndryshe i akuzuari Andi Krasniqi-Malisheva ka theksuar se që nga fillimi i procesit gjyqësorë është vërejtur se nuk ka drejtësi. Sipas tij për këtë flet edhe rasti kur gjatë dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur është ndërpre rryma. Bëhet fjalë për dëshmitarë i cili ka dhënë dëshmi në favor të të akuzuarve.

Edhe gjatë seancës së sotme të akuzuarit kanë përmendur dhunën e ushtruar ndaj tyre gjatë transportit nga shtëpitë ndëshkuese deri në gjykatë dhe anasjelltas. Për momentin trupi gjyqësor është tërhequr për të marrë vendim për hapat e mëtejmë.

Enjoyed this video?
kumanova
"No Thanks. Please Close This Box!"