Kumanovë, të rregullohet infrastruktura para shkollës ekonomike

Published on 13-02-2017

peronakov

 

Nxënësit dhe prindërit e shkollës së mesme ekonomike “Pero Nakov”, paralelet në gjuhën shqipe, kërkojnë përmirësimin e kushteve, jashtë ambientit të shkollës, respektivisht në rrugë, pasiqë aty në të shumtën e rasteve u nënshtrohen rreziqeve të ndryshme  të sigurisë gjatë hyrje – daljes në shkollë.

Ata kërkojnë rregullimin e kanalizimit atmosferik, sepse sa herë ka të reshura të shiut vështirësohet hyrja në shkollë, pastaj vënien e pengesave rrugore sepse vozitësit makinat e tyre i ngasin me shpejtësi të madhe, bllokimin e trotoarit për parkimin e veturave si dhe rregullimin e ndriçimit publik.
“Shkolla e mesme ekonomike “Pero Nakov” ka kërkuar nga komuna që kjo gjendje të përmirësohet. Neve na duhet këtu të rregullohet kanalizimi, të shtrohen pengesa, të rregullohen trotoaret , të bëhet ndriçimi si dhe të ketë polic vazhdimisht që të patrollojnë në këtë vend”, tha një nxënës.
“Ndriçimi nuk ka. Në mbrëmje ktu është mjaft terr, nuk ka ndriçim. Vajza frigohet vet me ardh në shtëpi, prandaj unë jam i detyrum me ardh me marr. Siç e shihni edhe veturat janë të parkuara në të dyja anët  dhe nxënësit skan kah të kalojnë. Kjo është një gjendje katastrofale për një shkollë të mesme”, tha një prind.
“Ne kemi bërë dokument me shkrim gati se cdo vit deri te kreu i komunës, këshilli komunal, te SPB e Kumanovës, kemi kërkuar që përvec se të sanohet ky defekt për grumbullimin e ujit i cili po grumbullohet para shkollës sonë, gjithashtu kemi kërkuar vendosjen e pengesave rrugore, ndricimin e rrugës, mirmbajtjen higjienike të saj, gjithashtu kemi kërkuar vendosjen e shtyllave në tretoare që mos të parkohen veturat që nxënësit mos të kenë pengesa gjatë lëvizjes, megjithëate deri në këto momente nuk kemi kurfar përgjigje”, tha drejtori i shkollës Elham Ademi.
Të gjithë në këtë shkollë shpresojnë se autoritetet nuk do të mbeten të shurdhëra në kërkesat e arsyeshme , pasi që bëhet fjalë për sigurinë e nxënësve.
Enjoyed this video?
peronakov
"No Thanks. Please Close This Box!"