Kurdët paralajmërojnë hakmarrje ndaj Bagdadit

Published on 30-09-2017

Autoritetet e rajonit kurd të Irakut paralajmëruan të premten se kurdët mund të detyrohen të hakmerren nëse qeveria qendrore vazhdon me qëndrime agresive ndaj referendumit për pavarësi, shkruan the New York Times, përcjell Bota sot.

Pas referendumit, qeveria qendrore në Bagdad ka anuluar fluturimet jashtë venditnga aeroporti ndërkombëtar në Erbil.

Ndërsa zyrtarët në Bagdad paralajmëruan se kufijtë e tokës mund të mbylleshin gjithashtu.

Por, autoritetet e qeverisë rajonale thonë se ata nuk do të rrinw duarkryq ndaj këtyre masave të Bagdadit.

“Ne shpresojmë që këto janë të gjitha masat e përkohshme”, tha VahalAli, drejtor i komunikimeve në zyrën e Massoud Barzanit, presidentit të rajonit kurd. “Ne duam që kjo të jetë një tranzicion paqësor, por nëse Bagdadi nuk vendos, ka shumë që mund të bëjmë”.

Kurdët irakian votuan me shumicë dërrmuese në favor të pavarësisë në referendumin e së hënës.

Enjoyed this video?
auto_djdjdj1506762937
"No Thanks. Please Close This Box!"