“Kushtetuta e Maqedonisë është përplot zbrazëtira”

Published on 05-02-2017

kushtetuta

Interpretimet e ndryshme rreth dispozitës kushtetuese për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, por edhe shumë çështje tjera vunë në dukje se Kushtetuta e Maqedonisë është përplot zbrazëtira që sipas njohësve të drejtës kushtetuese duhet të plotësohet me dispozita precize.

Profesori universitar, Svetomir Shkariq vlerëson se zbrazëtirat juridike janë rezultat i mos-njohjes së të drejtës kushtetuese nga vetë shkruesit e saj në vitin 1991. Sipas tij, zbrazëtirë është madje edhe mungesa e dispozitës me të cilën interpretimi i Kushtetutës do të përcaktohej si një nga kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Edhe Profesori universitar, Osman Kadriu flet për nevojën e ndryshimit të kushtetutës ndërsa ndalet në dispozitat që janë drejtpërdrejtë të lidhura me statusin juridik, politik dhe kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.

“Është e nevojshme që pas zgjedhjeve, sidomos pas formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së saj nga ana e Parlamentit duhet të fillohet një fushatë e dendur politike dhe juridike për plotësimin dhe ndryshimin e Kushtetutës. Ka nevojë me Kushtetutë të precizohet çështja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të rregullohen ato dispozita me të cilat rregullohet çështja e simboleve të garantohet arsimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet”, deklaroi për Alsat-M, Osman Kadriu.

Kushtetuta e miratuar në vitin 1991 disa herë ka pësuar ndryshime të vogla, por korrigjimin më të madh e ka pasur pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 20011 përfshirë edhe preambulën e saj për të inkorporuar obligimet që dilnin nga kjo marrëveshja që po ashtu nuk janë precizuar saktë duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Ndryshimet kushtetuese miratohen me 2/3 e votave në Kuvend./Telegrafi/

Enjoyed this video?
kushtetuta
"No Thanks. Please Close This Box!"