Kuvend: VMRO-DPMNE bllokon shkarkimin e Zvërlevskit

Published on 06-07-2017

Gjithsej 35 deputet të VMRO-DPMNE-së janë paraqitur për zgjedhje të raportit të Prokurorit publik vetëm pak para rendit të ditës për shkarkimin e Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

Më parë, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në konferencë me gazetarët informoi se kanë dorëzuar letër deri te kryetari i Kuvendit për formimin e 10-të grupeve të deputetëve në Kuvend. Sipas kërkesës, 9 nga grupet do të kenë nga 5-së anëtarë, ndërsa njëri grup do të ketë 6-të anëtar. Siç tha Dimovski, këtë e bëjnë me qëllim që të mund të shfrytëzohet e drejta për pjesëmarrje në diskutim.

Rregullorja parasheh që koordinatori i grupit së deputetëve të flas 15 minuta dhe të paraqitet për vërejtje procedurale për tre minuta.

Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Daniela Rangellova, Panço Minov, janë një pjesë e emrave të koordinatorëve të 10 grupit të deputetëve të cilët i ka propozuar VMRO-DPMNE-ja.

Me procedurën e tillë, shkarkimi i Zvërlevskit mund të zgjatet me ditë, nëse dikush nga të paraqiturit nuk u dorëzua nga e drejta e diskutimit dhe replikës.

Enjoyed this video?
Kuvendi-i-Maqedonise-1-780x439-696x391
"No Thanks. Please Close This Box!"