Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Published on 07-02-2017

42Ramushiarrestim

Kuvendi Komunal i Prishtinës pritet të mbajë sot një mbledhje të jashtëzakonshme për miratimin e rezolutës së përbashkët për rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, është ndaluar më 4 janar nga policia franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Avokati i Haradinajt Arianit Koci, ka njoftuar ndërkohë kohën se kur do të mbahet seanca e radhës kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

“Seanca për z. Haradinaj pritet të mbahet brenda dy javëve”, ka shkruar Koci në profilin e tij në Facebook.

Enjoyed this video?
42Ramushiarrestim
"No Thanks. Please Close This Box!"