Kuvendi mbylli dy seanca, në mesditë vazhdon debati për qeverinë

Published on 31-05-2017

Kuvendi sot mbylli edhe pikën e tretë të rendit të ditës të seancës konstituive, gjegjësisht votoi përbërjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Përbërja e këtij komisioni mes deputetëve ishte dakorduar që në fund të muajit mars por votimi u bllokua nga debatet e gjata para zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. Në këtë komision, VMRO-DPMNE-ja ka gjashtë anëtarë, LSDM-ja pesë anëtarë, kurse BDI-ja dhe BESA nga një anëtar. Kryetar i komisionit do të jetë Ilija Dimovski por votimi u bë pa deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët nuk ishin mbledhur akoma në sallë, përkatësisht me 62 vota “për”.

Deputetët mbyllën edhe seance e tretë me pikën e vetme të rendit të ditës, formimin e trupave të përhershëm të Kuvendit, me iniciativë e përfaqësuesve të tre partive parlamentare, Goran Misovskit, Ejup Alimit dhe Ilija Dimovskit.

Në mesditë, do të vazhdojë seanca e dytë, e lënë në gjysmë gjatë ditës së martë, për zgjedhjen e Qeverisë së re. Sipas Rregullores, votimi duhet të bëhet më së voni sonte, në orët e mbrëmjes.

Enjoyed this video?
kuvendi-3-750x430
"No Thanks. Please Close This Box!"