Kuvendi votoi llogarinë përfundimtare të buxhetit 2016

Published on 16-07-2017

Me 92 vota për , asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur, Kuvendi arriti të votojë llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2016. Votimi erdhi pasi VMRO-DPMNE-ja opozitare gjatë ditës mundohej ta bllokonte edhe këtë pikë të rendit të ditës. Fjalimet procedurale, pauzat, replikat dhe kundër-replikat midis deputetëve të opozitës ishin në qendër të vëmendjes. Pavarësisht se erdhën të lodhur ngaqë mbrëmë kishin punuar deri në orët e vona pas mesnate, deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u dorëzuan nga të debatuarit mes vete. Ata mbronin qëndrimin se buxheti në kohën e tyre ishte realizuar në mënyrë të duhur pavarësisht krizës politike. Ata madje i rekomandonin Qeverisë së re t’i përfundojë projektet e Qeverisë së mëparshme dhe të ndjek hapat e saj në zhvillimin e vendit.
Sot Maqedonia prodhon autobusë, autobusë të cilët eksportohen në tregjet industrial më të zhvilluara teknologjikisht. Maqedonia për momentin, duke iu falënderuar Qeverisë së mëparshme të VMRO DPMNE-së ka eksport që është më i madh se ajo që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi e kanë së bashku- tha Vllatko Gjorcev, VMRO DPMNE.
Andaj ngrohtësisht i rekomandoj zotit Tevdovski të vazhdojë dhe t’i hapë të gjitha marrëveshjet e mundshme me investimet e huaja direkte. Do të shohë se ka efekt të shumëfishtë- tha Vlladanka Aviroviq, VMRO DPMNE.
Në vitin 2016-të shpenzohej në mënyrë të duhur. Në vitin 2016-të mblidheshin tatimet sipas Ligjit. Në vitin 2016-të pagat paguheshin në kohë në administratën publike- shtoi Dragan Danev, VMRO DPMNE.
Për shumicën e deputetëve të cilët nuk ishin aktiv në foltore gjatë ditës, debati ishte i bezdisshëm.
Pas buxhetit përmbyllës të 2016-ës deputetët votuan edhe sekretaren e re të përgjithshme të Kuvendit. Seanca u ndërpre ende pa nisur debati për pikën tjetër, atë të emërimit të zv/sekretarëve të Kuvendit, ndërsa nuk i shihet radha shkarkimit të Prokurorit Publik Marko Zvërlevski.

Enjoyed this video?
kuvend
"No Thanks. Please Close This Box!"