Ky është “kaçurreli” i futbollit që shkeli në Barcelonë (FOTO+VIDEO)

Published on 26-05-2017

Ky është “kaçurreli” i futbollit që shkeli në Barcelonë (FOTO+VIDEO)

ENDI Halimi,  djaloshi  “kaçurrel”, nxënës i klasës  V-2 , i shkollës “Naim Frashëri”, edhe pse në moshë të re ai është i dalluar në lojën e futbollit si në shkollë po ashtu edhe në ekipet ku ai luan. Është i njohur edhe si “kaçurreli i shkollës dhe i futbollit”.

ENDI është një nder nxënësit shembullor në shkollë. Përveç mësimeve dhe aktiviteteve  në shkollë ai merret edhe me muzikë dhe sport duke  dale edhe jashtë kufijve.

Me klubin  futbollistik “BASHKIMI” nën udhëheqje të trejnerit Avni Nuhiu ai ka marrë pjesë në disa turne të rëndësishme në Kosovë e Shqipëri ku edhe kanë korrë suksese.  Kështu në  turneun ndërkombëtar të futbollit, i organizuar për  nder  të  “28 Nëntorit” , në qytetin e Vlorës, ku morën pjesë ekipe nga Kosova, Shqipëria  dhe  Maqedonia, ENDI, shpallet si lojtar më me prespektivë i turnirit të gjeneratës 2005-2006 , ku në këto gara njëkohësisht fituan edhe kupën e Pavarësisë. Me ekipin e ”EUROSPORT”  nga  Kumanovë  ka  marrë  pjesë  edhe në turneun  ballkanik, i  organizuar  në  Pirea të Greqisë dhe ku përsëri  ENDI shpallet  si lojtar talent i ri (youn talente )  i  turneut ballkanik. Jo vetëm këtu, por Endi nuk ndalet. Ai,  me ekipin e FC “SKUPI”  do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar në Barcelonë të Spanjës, ku kishte shumë ekipe nga Evropa, Amerika,  Afrika,  Azia  dhe  ENDI  me ekipin e FC “SKUPIT” shpallen  kampion për gjeneratën  2006.  Gjithashtu, ENDI ka qenë edhe në kampin e futbollit e organizuar nga “Madrid Soccer Menager” në Prishtinë,kamp që bashkpunon me klubet Atletico Madrid dhe Real Madrid. ENDI futbollin në KF “Bashkimi”  e  ndjek   për  4  vite  ku  luan si  sulmues. Ka  shënuar shumë gola dhe ka qenë pjesëmarrës  në shumë  fitore  të ekipit që ka prezantuar duke lënë përshtypje të ekspertët e futbollit për një talent me perspektivë.

Ai vazhdon të mbetet djaloshi ambicioz dhe nxënësi me kaçurrela dhe me perspektivë  për të arritur majat më të larta të futbollit dhe në të cilën lojë është i përkushtuar plotësisht. Ai shpreh një respekt të veçantë për mësuesen e tij, Bakushe  Fejzullahu, e cila gjithmonë e përkrah në aktivitetet e tij,ekipin e K.F. EUROSPORT-Kumanovë dhe K.F.SKUPI për përzgjedhjen që të jetë pjes e ekipit të tyre, trajnerin Mustafa Isufi dhe posaçërisht trejnerin Avni Nuhiu i cili gjithmonë është pranë për sukseset. Të shpresojmë se ENDIT nuk do ti mungojë e ardhmja të cilën e ka para vetes dhe shpresojmë të mbetet jo vetëm krenari e shkollës por e qytetit të Kumnanovës e pse jo i kombit Shqiptar.

Enjoyed this video?
Ky është “kaçurreli” i futbollit që shkeli në Barcelonë (FOTO+VIDEO)
"No Thanks. Please Close This Box!"