Ky është numri i ulëseve në Kuvend që kanë siguruar PAN, VV dhe LAA (Grafikoni)

Published on 12-06-2017

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, sipas rezultateve preliminare, mund t’i ketë 39 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. VV 31, ndërsa LDK-AKR një deputet më pak – 30. Lista Srpska ka siguruar pothuajse shumicën absolute të ulëseve për serbët në Kuvend.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, ka siguruar 39 ulëse për deputetë në Kuvend të Kosovës.

Tetë deputetë më pak, 31 ulëse, llogaritet t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje, e cila në votimet e djeshme doli e dyta, shkruan Gazeta Express.

Vetëvendosje, në krahasim me legjislaturën e fundit, të shpërberë, të Kuvendit ka dyfishuar mandatet në Parlament, gjë që shtyu partinë e Albin Kurtit të festojë si fitore natën e kaluar në shesh.

LDK-ja në koalicion me AKR-në, të dalë si koalicioni i tretë në zgjedhjet e 11 qershorit llogaritet t’i ketë 30 deputetë, tre më pak sesa kjo parti kishte e vetme, pa AKR-në që në 2014-n nuk kishte kaluar pragun zgjedhor.

Ky kalkulim i ndarjes së deputetëve është bërë sipas metodës ‘Sainte-Lague’ për llogaritjen e mandateve në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

uu

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pothuajse të llogaritura të dhënat e votave të rregullta në të gjitha vendvotimet në Kosovë, PDK-AAK-Nisma kanë 34,15 për qind të votave, VV 27,0 për qind, ndërsa LDK-AKR 25,78 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve dhe kalkulimeve për ulëse për deputetë, Lista Srpska ka fituar 8 vende për deputetët serbë, ndërsa NDS dhe SLS nga një vend.

KDTP nga votuesit e saj ka rezervuar 3 ulëse, VAKAT 2, ndërsa pesë parti tjera të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë, nga vetëm një mandat.

Enjoyed this video?
ulse
"No Thanks. Please Close This Box!"