Ky klub i Serie A “çmendet” pas Gjimshitit

Published on 16-06-2017

Ky klub i Serie A “çmendet” pas Gjimshitit

Paraqitja e shkëlqyer me Avelinon në Serinë B, e ka shndërruar Berat Gjimshitin në një nga mbrojtësit më të kërkuar në merkato.

Benevento, klubi që shkroi historinë duke u ngjitur këtë sezon në Serinë A, kërkon shërbimet e lojtarit të Kombëtares. Atalanta ështu klubi që zotëron kartonin e lojtarit të Kombëtares shqiptare.

Drejtori sportiv Di Soma i Beneventos, pati një takim ditën e sotme me drejtorin e Atalantës, Xhovani Sartori ku tema e diskutimit ishte pikërisht Berat Gjimshiti.

Drejtuesit e klubit zikaltër do ta shqyrtojnë ofertën e klubit të Beneventos për mbrojtësin shqiptar dhe në ditët e ardhshme pritet të marrin një vendim për të ardhmen e tij.

Enjoyed this video?
Ky klub i Serie A “çmendet” pas Gjimshitit
"No Thanks. Please Close This Box!"