Ky papagall këndon zilen e iPhone kur zemërohet – Lajm TV

Ky papagall këndon zilen e iPhone kur zemërohet

Published on 03-01-2018

Një papagall di në mënyrë të saktë se si të tërheqë vëmendjen e pronarit të tij: duke imituar iPhonen.

Ben Pluimer në faqen e videove “Vimeo” ka publikuar një video në të cilën shihet se si papagalli i tij e rikrijon zilen klasike të iPhone.

“Kur papagalli im zemërohet, këndon zilen e Apple”, ishte mbishkrimi i videos.

Sipas Pluimerit, papagalli zakonisht zemërohet kur njerëzit e tij janë duke lidhur lidhëset e këpucëve dhe po bëhen gati që të dalin jashtë shtëpisë.

Në një moment gjatë videos, zilja reale e Apple lëshohet menjëherë pasi këndoi zogu. Aq shumë ngjashëm e këndon ky papagall, saqë mund t’ju hutojë nëse gjendeni në dhomën tjetër.

Enjoyed this video?
auto-papagalli1514899409_1514931191-8291276
"No Thanks. Please Close This Box!"