Labi i kundërvihet ‘Vetëvendosjes’: Po të mos ishin komandantët, Adem Mikullovci nuk do fliste shqip sot

Published on 14-08-2017

Deputeti i AKR-s, Labinot Tahiri i është kundërvënë deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili në fjalën e tij drejtoi akuza ndaj “komandatëve të UÇK-së”.

Tahiri ka thënë se nuk ka marrë vota që të krijoj urrejtje në Kuvend. “Nuk kam ardhur në Kuvend për të krijuar urrejtje mes nesh. Unë mendoj që gjuha parlamentare është ndryshe.

E falënderoj Behgjet Pacollin për kandidaimin tim.

Komandatët kanë gjithmonë guxim, këtë e dini të gjithë ju. Sepse po të mos ishin ata, as Adem Mikullovci nuk do ta fliste gjuhën shqipe këtu sot.

Nuk duhet të ketë urrejtje, por duhet të ketë bashkim politik për të ardhmen e këtij vendi. Është e rëndë që para këtyre diplomatëve të fyhen komandatët e UÇKS-së”, ka thënë Tahiri.Labi i kundërvihet ‘Vetëvendosjes’: Po të mos ishin komandantët, Adem Mikullovci nuk do fliste shqip sot

Enjoyed this video?
Labinot-Tahiri
"No Thanks. Please Close This Box!"