Lajm, gazeta më e lexuar shqiptare në Maqedoni dhe e vetmja gazetë me ngritje (Dokument)

Published on 16-05-2017

Rezultatet e anketës së IRI-it, që u publikuan dje tregojnë se në Maqedoni të gjitha gazetat kanë rënie të lexueshmërisë, përveç Gazetës Lajm e cila ka ngritje. Sipas kësaj ankete, Gazeta Lajm tani është gazeta e parë prej të cilës informohen lexuesit shqiptarë, kurse e dyta në Maqedoni, menjëherë pas gazetës në gjuhën maqedonase Dnevnik.

Këto rezultate tregojnë se kanë dështuar presionet që i bën pushteti ndaj Gazetës Lajm në mënyrë direkte, por edhe në mënyrë indirekte, duke favorizuar konkurrencën jolojale. Rezultatet tregojnë se lexuesi shqiptarë din të vlerësojë informacionin e pavarur dhe neutral dhe din ta dallojë nga gazetaria tifozerike dhe gazetaria e sponsoruar. Lajm falënderon lexuesit shqiptarë për këtë vlerësim.

Gazeta Lajm nuk do të lëshojë pe para presioneve edhe përkundër padive nga BDI-ja dhe kryetari i saj Ali Ahmeti, të cilët kërkojnë prej nesh dëmshpërblim në vlerë prej 50 mijë eurove. Padia e BDI-së kundër Gazetës Lajm u përmend edhe në raportin vjetor të State Departamentit amerikan, në pjesën që trajton presionin ndaj fjalës së lirë. Pas 9 viteve koalicion me VMRO-DPMNE-në partisë nga Reçica e Vogël si duket nuk i bëjnë përshtypje vërejtjet që vijnë nga Uashingtoni, sepse as BDI e as Ali Ahmeti nuk kanë paralajmëruar se do t’i tërheqin paditë kundër Lajm-it.

Sa i përket televizioneve, Sitel është në vend të parë, kurse në vend të dytë është Alsat-M.

lajm (1)

Enjoyed this video?
Untitled
"No Thanks. Please Close This Box!"