Lajm i mirë për ata që pinë nga tri kafe në ditë

Published on 13-07-2017

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, duket se duhet të pini kafe.
Sipas një studimi të kryer në Angli nga ‘Imperial College London’, njerëzit që pinë tri kafe në ditë mund të jetojnë më gjatë sesa ata që nuk pinë kafe.

Por, në kohën e njëjtë kur doli ky studim, një grua 100 vjeçe nga SHBA-ja tha se sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte vera e kuqe.

Emma Morano, në anën tjetër, që jetoi deri në moshën 117 vjeçe para se të vdiste këtë vit, pati thënë se arsyeja pse ajo jetoi deri në këtë moshë kishte qenë se ishte beqare dhe se kishte ngrënë tri vezë në ditë, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, ka studime të ndryshme që tentojnë të tregojnë se si mund të jetojnë njerëzit më gjatë, bazuar në atë që hanë.

Studime të tjera thonë se duhet të pini tri kafe në ditë dhe tri gota çaj, por gjithashtu duhet të bini për të fjetur më herët.

Dhe gjithashtu, duhet të pini sasinë e duhur të verës së kuqe, mjaftueshëm sa për të përfituar nga antioksidantët që gjenden në të, por jo aq sa për të dëmtuar mëlçinë.

TEMAT:KAFEVERË

Enjoyed this video?
coffee-1117933-1280_1499945819-9241568
"No Thanks. Please Close This Box!"