Lajmërohet Neymar: Vështirë të gjendet forcë dhe përsëri të luash futboll!

Published on 08-07-2018

Brazili përjetoi humbje befasuese nga Belgjika në cerekfinale të botërorit në Rusi dhe përfundoi aventurën në KB. Njëri prej atyre që tërhoqi vëmendjen, jo aq shumë me lojë, sa me aftësitë e aktrimit, Neymar tha se eliminimi nga botërori është momenti më pikëllues në karrierë.

“Ky është momenti më pikëllues në karrierën time. Më vjen keq shumë sepse kemi mundur të shkojmë më tutje, se mund të shkruajmë historinë. tani është vështirë të gjejmë forcë dhe përsëri të luajmë futboll, por jam i sigurtë se Zoti do të më jap fuqi që të mund të përballoj me këtë që po më ndodh”, shkruajti Neymar. Brazili kampion botë për herë të fundit ishte në vitin 2002 në Korenë Jugore dhe Japoni.

 

 

 

Enjoyed this video?
brazil-world-cup-exit-saddest-moment-of-my-career-says-neymar-1530985808-4747
"No Thanks. Please Close This Box!"