Lamtumirë Milan, Bacca befason me klubin e ri (Foto)

Published on 03-07-2017

Carlos Bacca mund të transferohet në Francë gjatë kësaj vere
Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca pritet të largohet nga Milani pasi nuk bën pjesë në planet e Vincenzo Montellas, për sezonin e ri.

Rossonerët kanë sjell përforcime të mëdha gjatë kësaj vere, derisa Bacca duhet të gjej një skuadër të re.

Sipas Bein Sport, skuadra franceze, Marseille e ka marrë seriozisht transferimin e ish sulmuesit të Sevillas.

Drejtuesit e klubit të famshëm francez pritet që të nisin kontaktet me Milanin për sulmuesin kolumbian.

Bacca ishte transferuar në Milan në vitin 2015 nga Sevilla. Kolumbiani ka kontratat me Rossonerët deri në vitin 2020. /Express/

Enjoyed this video?
bacca-1498825823-8087839_1499067631-1546753
"No Thanks. Please Close This Box!"