LDK dhe Vetëvendosje pajtohen për Kryeministrin, në fokus harmonizimi i programeve

Published on 22-07-2017

Procesi i negocimit në mes LVV-së dhe LDK-së nuk është aspak i lehtë, për shkak të divergjencave politike dhe ideologjike të ndryshme që kanë ndërmjet veti këto subjekte politike.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike pasi sipas tyre, lidershipi i të dyja subjekteve politike duhet të reflektojnë seriozitetin e tyre, pasi Kosovën e presin vendime të mëdha që do ta determinojnë edhe të ardhmen e sajë.

Ata kanë vlerësuar se çdo opsion tjetër, do të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen e integrimeve të saja euro-atlantike”

LDK ka në fokus harmonizimin e programeve

Kandidati për deputet në LDK, Dardan Velija duke folur rreth asaj se sa mund të jetë i tejkalueshëm problemi për pozitën e kryeministrit mes LDK-së dhe VV-së për ta nxjerr koalicionin “Pronto” në opozitë ka thënë se LDK-ja e ka bërë disa herë të qartë që në negociatat e mundshme me subjektet e tjera, jashtë lijave të kuqe, fokusi i saj do të jetë te programet, e jo tek njerëzit.

Dardan Velija
FOTO GALERI
“Natyrisht LDK e ka kandidatin e vet për kryeministër. Pas negocimit të programit qeverisës, do të negociohet për bartësit më të përshtatshëm për kryerjen e funksioneve brenda programit të përbashkët”, ka thënë Velija.

Ndryshe deputetja e VV-së Shqipe Pantina nuk beson se pozita e kryeministrit është problem.

“Kur ka vullnet për të bërë një të mirë që është interes i shtetit dhe qytetarëve, cdo mos pajtim kalohet lehtë. Për më tepër rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli do ndryshim, e ndryshimin e vërtetë në formën e qeverisjes e garanton vetëm Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë deputetja Pantina.

Shqipe Pantina
FOTO GALERI
Kryeministri nuk duhet të jetë problem

Nga ana tjetër politologu Faik Krasniqi ka vlerësuar se nuk do të duhej të ishte problem posti i kryeministrit, meqë ky problem është fare i thjeshtë.

Sipas tij, partia që ka numrin më të madh të deputetëve, logjikisht dhe moralisht posti i kryeministrit i takon asaj partie.

“Dhe është e pamoralshme nga zyrtarët e LDK-së që të këmbëngulin për këtë post. Sikur ata të kishin deputetë më shumë se VV-ja, në asnjë mënyrë nuk do të pranonin që posti i kryeministrit ti takonte partisë tjetër që do të kishte deputetë më pak. VV-ja dhe LDK-ja do të duhej të përqendroheshin tek çështjet programore, tek çështjet që janë primare për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Faik Krasniqi
FOTO GALERI
Nëse duan ta nxjerrin ‘Klanin Pronto’ në opozitë, atëherë duhet të bëhen bashkë. Në të kundërtën, ‘Klani Pronto’ do të vazhdoj akoma të qeverisë, që do të thotë ngecje për shtetin dhe forcim të pozicioneve dhe pushtetit të tyre. Është shumë me rëndësi që me VV dhe LAA do të kemi Qeveri me shumicë shqiptare”, ka thënë politologu Krasniqi.

Ndërsa analisti politik Blerim Burjani ka deklaruar se nëse veç PAN shpërbehet mund të krijohen rrethana të reja.

PAN konfuz

Ai ka thënë se gjendja aktuale është mjaftë kritike dhe jo shpresëdhënëse, sepse gjendja përshkohet si ngërç aktual pa ndonjë lëvizje.

“ PAN është statik ,propagandues dhe stagnues, kjo është edhe me vështirë po krijohet nje situate komplekse dhe e pa parashikueshme. Është konfuz PAN, nuk kanë zgjidhje në opinion, por e vërteta është se ka humb rruga në oborr si thuhet në gjuhë popullore”, ka thënë analisti politik.

Opinionsti Nexhat Haziri duke duke folur rreth kësaj çështje ka pohuar se mbizotëron arsyeja të tek dy subjektet politike dhe interesi i Kosovës.

Nexhat Haziri
FOTO GALERI
“ Besoj se problemi i pozitës së kryeministrit do të tejkalohet, dhe nuk do të jetë pengesë për krijimin e koalicionit qeverisës ndërmjet LV-së dhe LDK-së. Kujtoj se lidershipi i të dyja subjekteve politike janë të vëmendshëm për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, gjendje kjo që nga shumë kush çdo ditë e më shumë po lexohet si një gjendje e pashpresë. Dhe kjo do situatë do të duhet të ju mjaftoj LV-së dhe LDK-së, së bashku me partnerët e sajë që të reflektojnë, të ngritën mbi interesat partiake, personale e klanore, dhe primare ta kenë Kosovën dhe interesin e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Haziri.

Të tejkalohen dallimet ideologjike

Sipas tij, ky interes i qytetarëve është që të udhëhiqen nga një qeveri me kredibilitet moral e politik, e ndërtuar dhe e përberë nga njerëz profesionalist, notes të fushave apo dikastereve të cilat ata i drejtojnë.

“Më shumë se tek posti i kryeministrit, LV dhe LDK së bashku edhe më partnerët e tjerë AKR dhe Alternativën, duhet të fokusohen në ndërtimin e një programi qeveritar i cili do ti jepte përgjigje shumë problemeve me të cilat përballohen sot qytetarët e Kosovës, sidomos në aspektin e zhvillimit ekonomik, i cili më pas do të ishte një baze e mirë për zhvillim edhe në sferat e tjera, jo më pakë të rëndësishme për qytetarët tanë”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se duhet kuptuar se ky proces i negocimit në mes LVV dhe LDK-së nuk është aspak i lehtë , për shkak të divergjencave politike dhe ideologjike që kanë ndërmjet veti këto subjekte politike.

“Megjithatë shpresoj se kanë forcë që ti tejkalojnë këto dallime dhe vendit ti japin një qeveri që Kosovën do ta nxjerrin nga ky qorr sokak në të cilin është katandisur. Në fund duhet cekur se lidershipi i të dyja subjekteve politike duhet të reflektojnë seriozitetin e tyre, pasi Kosovën e presin vendime të mëdha që do ta determinojnë edhe të ardhmen e sajë. Çdo opsion tjetër, do të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen e integrimeve të saja euro-atlantike” është shprehur opinionsti Haziri.

Mposhtja e PAN-it

Ndërsa analisti politik Skender Zogaj ka thënë se në politikë, sidomos në kushte e rrethana të veçanta, gjithçka është e mundshme, gjë që nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e marrëveshjeve bashkëpunuese, nëse partitë politike e tejkalojnë interesat partiake për t’u shërbyer interesave të vendit dhe të popullit, sidomos kur ndodhen para krizash që mund të rrezikojnë fatin historik të shtetit.

Skender Zogaj
FOTO GALERI
“Është krejtësisht normale që LDK-ja dhe LVV-ja të bisedojnë dhe të shprehin dëshirat e tyre të mira për marrëveshje bashkë qeverisëse, për të mos e lejuar gremisjen e vendit. Në rastin konkret të LDK-s dhe LVV-s dëshira e mirë është e kushtëzuar nga qëllimi kryesor partiak për marrjen e qeverisjes së vendit. Tani dy partitë janë deklaruar se pajtohen plotësisht për mposhtjen e PAN-it, në mënyrë që ta nxjerrin koalicionin “ Pronto” në opozitë, dhe besoj se në saje të deklaratave të deritashme është definitive”, ka thënë Zogaj.

Shansi për formimin e Qeverisë

Sipas tij, nëse ky qëndrim mbahet, atëherë zgjidhja është e përcaktuar, PAN-i nuk i ka numrat dhe LDK e LVV, e kanë shansin e formimit të qeverisë.

“ Kjo mund të ndodh, mirëpo, kjo zgjidhje le shumë për t’u dëshiruar sepse, edhe LDK-ja edhe LVV sakrifikohen shumë, sepse, qartë tregojnë se, idealet partiake i sheshin për marrjes të pushtetit! Kjo do të ishte shumë zhgënjyese për elektoratin e tyre, kështu që, të dy partitë do të përjetojnë lëkundje të forta në radhët partiake. Në këtë situatë, dy partitë duhet të mendojnë shumë, sidomos LDK-ja, së cilës kësaj radhe më së shumti i konvenon mbetja në opozitë, sepse është mënyra më e mirë e rikthimit të forcës partiake në elektorat”, është shprehur Zogaj.

Ai ka theksuar se edhe Vetëvendosja duhet të llogarisë mirë me kapitalin e fituar në zgjedhjet e fundit.

“ VV-ja nuk duhet të tentoj që me çdo kusht të merr pushtetin. Bile-bile, edhe LDK-s edhe LVV-s u konvenon shumë nëse PAN-i i bën numrat për qeverisje me Listën Serbe, sepse, kjo do të ishte një vetëvrasje e rëndë për të gjithë partnerët e koalicionit, e sidomos për AAK-n dhe NISME-n, që do të njolloseshin tepër keq dhe përjetësisht”, ka thënë analisti politik Zogaj,

Enjoyed this video?
auto_unnamed1500759460
"No Thanks. Please Close This Box!"