Lena kërkon largimin nga Kukësi

Published on 08-05-2017

Lena kërkon largimin nga Kukësi

Sezoni nuk ka përfunduar akoma megjithatë 4 futbollistë të Kukësit kanë bërë një kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe gjithashtu edhe në klubin ku aderojnë që në fund të sezonit të mund të largohen pa vështirësi nga Kukësi. Albi Alla, Pero Pejiç, Nijaz Lena, Matija Dvornekoviç, Ylli Shameti, Izari Emini, Karioka, Nijaz Lena dhe Kushtrim Lushtak në përfundim të sezonit dalin futbollist të lirë, por në rast se nuk njoftojnë 60 ditë përpara fundit të sezonit në FSHF dhe gjithashtu në klub, kontrata e tyre rinovohet automatikisht edhe për një sezon tjetër. Katër të parët kanë bërë një kërkesë zyrtare në FSHF për mosrinovimin e kontratës.

Mbrojtësi Ylli Shameti i ftuar në “Ora Skaner” deklaroi se nuk ka vendosur akoma për të ardhmen duke mos e përjashtuar opsionin për t’u larguar nga kryesuesit e kampionatit. Gjirokastriti theksoi se fokusi i tij tani është te kampionati ku shpreson të shpallet kampion, por edhe te e ardhmja. Kukësi ndodhet në krye të klasifikimit me 66 pikë pas 32 javësh, kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi verilindorët besojnë se titulli do të shkoj për ta në këtë sezon.

Lojtarët e sipër përmendur mund të qëndrojnë sërish te Kukësi, por duke firmosur një kontratë të re, ku sigurisht synimi i tyre është të përmirësohet treguesi financiar. Gjithsesi edhe në rast se këta futbollist vendosin të mos jenë pjesë e Kukësit në edicionin e ri sportiv, në Kupat e Europës do të jenë prezent sipas kontratës së firmosur./telesport.al

Enjoyed this video?
Lena kërkon largimin nga Kukësi
"No Thanks. Please Close This Box!"