Lëvizja BESA – Kumanovë: Në Kumanovë kryeshef i policisë të emërohet një kuadër profesionist shqiptar

Published on 06-07-2017

Lëvizja BESA – Dega në Kumanovë kërkon nga ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski të rishqyrtojë vendimin për emërimin e kryeshefit të SPB-së në Kumanovë dhe në vend të, Stojanço Veliçkoviqit të emërojë një kuadër profesionist shqiptar.
Emërimi i një kuadri shqiptar do të rriste gjasat për ndriçimin e skenarit lidhur me ngjarjet e 9 majit të vitit 2015, por edhe rastet si Sopoti e shumë raste tjera.
BESA – Kumanovë konstaton se, vetëm me emërimin e një kuadri shqiptar të pavaruar dhe profesionist shqiptar, do të shtoheshin gjasat të ndriçohen lojërat dhe eksperimentet që kanë bërë në Kumanovë qarqet policoro-kriminele të VMRO-së dhe BDI-së gjatë nëntë viteve të kaluara.
Në të kundërtën shqiptarët do të dyshojnë se edhe ju, Oliver Spasovski dhe partia juaj jeni duke fshehur me vetëdije të gjitha lojërat dhe skenaret që janë bërë me shqiptarët e Kumanovës.

Enjoyed this video?
besa
"No Thanks. Please Close This Box!"