Lëvizja BESA: Sot fillojnë zyrtarisht bisedimet me LSDM-në

Published on 20-05-2017

Sot ka mbajtur mbledhje Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, ku është diskutuar për parimet bazë të bashkëqeverisjes me LSDM-në.

Në këtë takim është ngritur edhe një komision i veçantë, i cili prej sot i fillon bisedimet zyrtare me mandatarin e ri. Drejtues ose koordinator i këtij komisioni është caktuar të jetë Dr. Arben Labënishti, nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Në frymë të premtimit për transparencë me votuesin shqiptar, Kryesia Qendrore e BESËS e informon anëtarësinë e saj, por edhe opinionin në përgjithësi, se do të mbetet e përkushtuar në programin zgjedhor, me të cilin edhe garoi dhe mori besimin e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016. Për detajet dhe epilogun e bisedimeve opinioni do të informohet me kohë.

Enjoyed this video?
besaa
"No Thanks. Please Close This Box!"