Linda Halimi tregon të pasmet në pishinë (Foto)

Published on 21-10-2017

 

Këngëtarja Linda Halimi ditë më parë njoftoi se është rikthyer në studio për të nisur punën për projektet e reja.

Gjatë vitit, këngëtarja nga Vitia ka qenë pjesërisht aktive në tregun muzikor.

Linda Halimi, këngëtarja që shquhet për format e saj atraktive. Burimi i fotos: Instagram

Fillimisht ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” gjatë muaji maj, ku pavarësisht performancës së shkëlqyer, e njëjta nuk arriti të kualifikohet në finale.

Gjatë verës më pas, Halimi solli një këngë të re ritmike, e cila u prit mirë nga fansat e saj.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Shpesh, Linda publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhe nga ato provokueset.

Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku tregon të pasmet para kamerës, teksa del nga pishina.

E veshur në bikini ngjyrë pink dhe me flokë të mbështjella, Linda i la mjaft hapësirë promovimit të fizikut të saj. /Telegrafi/

Enjoyed this video?
lendski-e1508571786242-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"