Lipjani, me sistem të unifikuar adresash

Published on 23-05-2017

Lipjani, me sistem të unifikuar adresash

Komuna e Lipjanit, nga e hëna, ka sistem të unifikuar adresash falë projektit të mbështetur nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

Me këtë projekt janë vendosur rreth 15 mijë numra nëpër hyrje të shtëpive në Komunën e Lipjanit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, ka thënë se rezultatet e projektit po vërehen në praktikë.

“Jam shumë i kënaqur që e kemi realizuar një projekt të tillë kaq të nevojshëm për qytetarët e kësaj komune, besoj se projekte të tilla do të realizohen edhe në të ardhmen në shumë komuna të tjera”, ka thënë, midis të tjerash, ai.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar Qeverinë norvegjeze dhe Autoritetin Hartografik Norvegjez për donacionin e ofruar në instalimin dhe finalizimin e sistemit të adresave në Komunën e Lipjanit…

Enjoyed this video?
Lipjani, me sistem të unifikuar adresash
"No Thanks. Please Close This Box!"