Llalla kërkoi që t’i hiqej mandati, reagon Tërmet Peçi: Ja e vërteta e dënimit tim

Published on 14-03-2017

termeti1_1489415158-828940

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla duke folur për ligjin e dekriminalizimit kërkoi që tu hiqet mandati kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Por në përgjigje të Llallës, Peçi…

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla duke folur për ligjin e dekriminalizimit kërkoi që tu hiqet mandati kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Por në përgjigje të Llallës, Peçi shkruan se e vërteta është se ai në formularin e vetëdeklarimit nuk ka shënuar një gjobë të marrë nga policia, por që gjithsesi e ka korrigjuar.

Peçi flet edhe për personat që sipas tij kërkojnë ta rrëzojnë nga pushteti.

DEKLARATA E Peçit

Të dashur bashkëqytetarë, mora nga mediat lajmin se qenkam kriminel:-) Prokuroria e Përgjithshme kërkon mandatin tim sipas mediave për një dënim të padeklaruar.

E vërteta është se fillimisht nuk e deklarova një gjobë për makinën në doganë. Këtë e korrigjova dhe e depozitova në KQZ qysh në qershor 2016 përmes një deklarate sqaruese. Ky është krimi që kam bërë dhe kjo nuk është një vepër penale siç e parashikon ligji përkatës!

Unë e di mirë se kujt i intereson kjo luftë me mua për të më njollosur përmes mashave pseudo-institucionale. Janë po ata që kanë vite që më janë qepur pas dhe nuk kanë lenë gjë pa thënë për mua! Po meqë i ka zënë nata jashtë nuk po merrem me ta sot. Por në 18 qershor do merremi shumë seriozisht unë edhe ju që këta llumra që janë mbledhur në një çadër nga tmerri i krimeve që kanë bërë dhe i drejtësisë që po u vjen pas koke!

Forca të punojmë fort për Partine Socialiste dhe Edi Ramën në emër të Tepelenës që pas largimit të llumit që e mbyti me vite po rilind në çdo cep të saj! Përqafime Tërmeti.

Enjoyed this video?
termeti1_1489415158-828940
"No Thanks. Please Close This Box!"