Loja e pushtetit me fabrikën Jugohrom, rishfaqet përsëri

Published on 11-10-2017

Drejtuesi i Sindikatës së punëtorëve Bajram Amiti tha për Alsat M se drejtuesit e Jugohromit kanë kërkuar nga Qeveria leje për të punuar dhe njëkohësisht të vendosen edhe filtrat. Për sektorin Civil, dhënia e lejes për të restartuar fabrika pa ndërtimin e filtrave është e pa pranueshme.

Ndryshe, ri-hapja e fabrikës u paralajmërua nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes me pronarët e saj të enjten, pritet të ndodhë në mars apo prill të 2018-tës, njofton Portalb.

Në këtë reagoi ashpër lëvizja Eco Guerilla si dhe Nëna dhe Fëmija, lëvizje që kanë qenë pjesë e protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, gjë që u vërtetua se në masë të madhe ishte nga puna pa filtra e kësaj fabrike. “Nevojiten dy vite për instalim të filtrave dhe jo disa muaj andaj çdo nënshkrim i marrëveshjes mes Qeverisë dhe pronarë të fabrikës “Jugohrom” do të hasë në kundërshtim të ashpër.” shprehen këto lëvizje

Enjoyed this video?
auto_1323584061507714757
"No Thanks. Please Close This Box!"