LSDM: Gruevski nuk ka të drejtë të kërcënojë më dhunë

Published on 11-04-2017

LSDM

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot ka kërkuar që Kuvendi dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të hedhin poshtë dhunën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, njofton Portalb.mk.

“Duhet mendje e shëndoshë! Kuvendi dhe Gjorge Ivanov kanë për obligim të respektojnë vullnetin e shumicës së popullit të përfaqësuar me 67 deputetë dhe të mundësojnë zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit dhe formim të Qeverisë së re”, shkruhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti bëjnë të ditur së Gruevski nuk duhet të kërcënojë më dhunë në përpjekje për të ikur nga përgjegjësia duke shtuar se të punësuarit në institucione duhet të dinë së kërcënimet e tij janë kundër interesave shtetërore.

“Gruevski nuk ka të drejtë të kërcënojë më dhunë në përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia për krimet e bëra bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Të punësuarit në institucione duhet të dinë se kërcënimet e këtij lloji kanë jashtë Kushtetutës dhe të dënueshme me ligj sepse janë kundër interesave të qytetarëve dhe Republikës së Maqedonisë”, shkruan ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Enjoyed this video?
LSDM
"No Thanks. Please Close This Box!"