LSDM-ja NESËR MBAN KONGRESIN E PARTISË

Published on 26-05-2017

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nesër do ta mbajë Kongresin e saj të 22-të me radhë në hotel “Aleksandar Palas” në Shkup, ku 700 delegatët do të duhet të zgjedhin kryetarin, si dhe anëtarët e Komitetit Qendror të partisë.

Deri më sot, lideri aktual Zoran Zaev është i vetmi kandidat i shpallur publikisht për të udhëhequr partinë. Mundësia për tu paraqitur ndonjë kandidat tjetër është deri nesër në orën 11. Nëse nuk ka asnjë kandidaturë tjetër, atëherë kandidatura e tij do të shqyrtohet dhe do të miratohet formalisht nga ana e anëtarëve të Komitetit Qendror, i cili do të ketë një seancë para Kongresit të paralajmëruar.

Enjoyed this video?
LSDM-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"