LSDM thirri për sonte mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Qendror

Published on 28-05-2017

Këshilli Qendror i Lidhjes Socialdemokrate do të mbajë sonte mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtojë dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm për negociatat për qeverinë e re që duhet ta formojë mandatari Zoran Zaev, transmeton Gazeta Express.

Vendimet fillestare të KQ të LSDM-së, sipas paralajmërimeve, do të kumtohen sonte vonë.

Sot edhe Lëvizja Besa duhet të prononcohet se a do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, kurse BDI-ja mbrëmë veç më i publikoi kandidatët e vet për ministra./Gazeta Express/

Enjoyed this video?
lsdm-udheheqesia_1495965221-2873792
"No Thanks. Please Close This Box!"