Lulzim Basha takim me Donald Trump në SHBA

Published on 14-06-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump.

Burime të Lapsi.al konfirmojnë se do të ketë një takim sot mes kreut të Partisë Demokratike dhe presidentit amerikan.

Lajmi është konfirmuar nga burime të Lapsi.al, por takimi ende nuk është shpallur zyrtarisht nga PD.

Ky është një rast i rrallë, kur presidenti amerikan takon kryetarin e një partie në mes të fushatës elektorale.

Praktika e deritanishme është që në periudhën e fushatës zgjedhore, presidenti i SHBA eviton takimet me liderët politikë të një vendi tjetër.

Ende pritet të mësohen detajet apo formati i takimit mes Bashës dhe Trump.

Partia Demokratike nuk e konfirmon zyrtarisht lajmin, por burime të Lapsi.al thanë se udhëtimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara ka si qëllim pikërisht takimin me Donald Trump.

 

Enjoyed this video?
basha-4
"No Thanks. Please Close This Box!"