Lupço Zikov refuzon ofertën e Qeverisë për drejtor të financave në MEPSO

Published on 16-08-2017

Lupço Zikov njoftoi se nuk do ta pranojë ofertën e Qeverisë për të qenë drejtori i financave në firmën MEPSO.

Siç shkruan Zikov në Facebook, arsyeja e vetme për vendimin e tij janë komentet negative dhe ofendimet me të cilat është përballur në rrjetet sociale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është e tepërt. Nuk ia vlen aq shumë. Jam plotësisht i vetëdijshëm se çmimi që paguhet për pranimin e një funksioni të tillë është i lartë”, shkruan mes tjerash Zikov.

Ai në fund atyre që e kanë ofenduar ju thotë se kanë fituar dhe se është dorëzuar para tyre.

Enjoyed this video?
Lupço-Zikov-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"