Macron është president i ri i Francës

Published on 07-05-2017

Emmanuel Macron është president i ri i Francës.

Kandidati i pavarur centrist ka fituar 65.1 për qind të votave në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale, që u mbajt sot, sipas televizionit kombëtar francez.

Ai ka mposhtur bindshëm ekstremisten djathtiste, Marine Le Pen, që ka marrë vetëm 34.9 për qind të votave, ka zbuluar një anketë e porositur nga transmetuesi publik i Francës.

Macron bëhet presidenti më i ri në moshë në historinë e Francës, dhe po ashtu presidenti i parë që nuk vjen nga dy partitë kryesore tradicionale, që prej themelimit të republikës moderne më 1958.

Enjoyed this video?
marcon
"No Thanks. Please Close This Box!"